Xhaka në Gladbach për 11 milionë franga
Bazel, 15 maj - Përveç kësaj shume, FC Baseli sipas marrëveshjes do të përfitojë edhe nga ndonjë shitje e mëtejme eventuale e Granit Xhakës.
Klubi i bundesligës gjermane Mönchengladbach ka arritur marrëveshje me FC Baselin që për të marrë Granit Xhakën në radhët e veta të paguajë 11 milionë franga.
Siç bën të ditur portali blick.ch kryetari i FC Baselit, Bernard Heusler ka vërtetuar se bisedimet me Gladbach-un kanë qenë shumë të mira dhe të kënaqshme dhe se kanë mbetur që të diskutohen vetëm edhe detajet e fundit.
Veç kësaj, Xhaka duhet të bëjë edhe kontrollin shëndetësor dhe pas kësaj të nënshkruajë kontratën katërvjeçare.
Përveç 11 milionë frangave, FC Baseli sipas marrëveshjes do të përfitojë edhe nga ndonjë shitje e mëtejme eventuale e Granit Xhakës.