Xhaka largohet nga Monchengladbach
Monchegladbach, 9 nëntor - Kapiteni i Borussia Monchegladbachut, Granit Xhaka, i ka ditët e numëruara te skuadra gjermane. Këtë e ka thënë babai i tij, Ragip Xhaka.
Graniti ka kualitete që të luaj në një ekip shumë më të madh. Po ashtu edhe Taulanti, ka thënë Rgip Xhaka.
I pyetur nëse Graniti do të largohet nga Monchengladbchu gjatë verës së ardhshme, ai është përgjigjur:
Po, mund të ndodh kjo gjatë verës, nuk e mohoj këtë. Në qershor të vitit 2016 mund të ndodh gjithçka. Graniti mund të largohet nga Monchengladbachu, ka deklaruar babai i vëllezërve Xhaka duke mos treguar se cilën ligë preferon Graniti.