Xhaka insiston të luajtu në njëmbëdhjetëshin e parë të skuadrës gjermane
Mynchen, 7 dhjetor - Mesfushori shqiptaro-zviceran Granit Xhaka, që luan në Bundesligën gjermane për Borussia Mönchengladbach, vazhdon të insistojë për të luajtur në njëmbëdhjetëshin e parë të skuadrës gjermane.
Ai thotë për gazetën gjermane Express, se dëshiron të bindë trajnerin Lucien Favre për cilësitë e veta. Këtë do ta bëjë në ndeshjen e pritshme kundër Fenerbahçes në Stamboll, ndeshje kjo që nuk ka ndonjë peshë për asnjërën skuadër.
Unë dua t`i tregoj trajnerit se mund të ma falë besimin e tij dhe se unë nuk bëj pjesë në kategorinë e dytë. Për mua ky nuk është udhëtim që e bëj për qejf, tha Xhaka.
Që nga humbja me rezultat 0:5 në fund të shtatorit nga Borussia e Dortmundit, Xhaka nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga fillimi, por vetëm nw rezervw Në fillim kjo gjë më mundonte tepër shumë. Unë nuk e njihja fare një situatë si kjo. Unë jam aq ambicioz dhe dua të luaj në secilën ndeshje që nga fillimi, thotë Xhaka.