Xhaka arrin marrëveshje me Moenchengladbachun
Dortmund, 9 prill - Mesfushori kosovar i Baselit, Granit Xhaka, pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligën gjermane te skuadra Borussia Moenchengladbach. Këtë e ka bërë të ditur gazeta gjermane \"Express\" të dielën.
Sipas kësaj gazete, Xhaka ka arritur marrëveshje personale me klubin, ndërsa tash skuadra gjermane është duke biseduar për shumën e dëmshpërblimit me Baselin. Pritet që shuma të jetë afro gjashtë milionë euro.
\"Menaxheri i Borussias, Max Eberl, ka arritur marrëveshje me supertalentin zviceran Granit Xhaka. Gladbach fiton luftën me Hamburgun e Liverpoolin. Reprezentuesi i Zvicrës dëshiron të bëjë hapin tjetër të karrierës me super-trajnerin Lucien Favre. Duhet të arrihet edhe marrëveshja me Baselin. Nuk do të ketë problem pasi Borussia ka mbledhur 17.5 milionë euro nga transferimi i Marco Reusit në Dortmund\".