Xavi rinovon kontratën me Barcelonën
Barcelonë, 28 janar - Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë të re me klubin katalanas në prani të presidentit Sandro Rosell, zv/presidentitJosep Maria Bartomeu dhe drejtorit sportiv Andoni Zubizarreta.
Kontrata e re e Xavi-t skadon tashmë në janar të vitit 2016. Në këtë mënyrë, mesfushori i përfaqësueses spanjolle i bashkohet Lionel Messit, i cili pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2018.
Skuadra blaugrana po përgatitet që të përballet me rivalët e Realit të Madridit ditën e enjte dhe Xavi më herët pati deklaruar se Los Blancos janë një skuadër mjaft e frikshme.