Xavi pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën
Barcelonë, 28 nëntor - Skuadra e Barcelonës po shpreson të zyrtarizojë shpejt rinovimin e kontratës me Xavi Hernandezin edhe për pesë vjet, përcjellë AS.
Gazeta spanjolle insiston se të dy palët janë në fazën finale dhe pritet që shumë shpejt të arrijnë marrëveshje.
Me kontratën e re, Xavi do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në moshën 37-vjeçare.
Mesfushorit 32-vjeçar kontrata i skadon në vitin 2014. Skuadra e Barcelonës, fillimisht Xavit i ka ofruar një kontratë katërvjeçare, me mundësi të rinovimit edhe për një vit tjetër.
Mesfushori spanjoll është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej vitit 1998, kur u promovua nga ekipi i dytë.