Xavi nuk mendon për zëvendësimin e Guardiolas
Barcelonë, 22 shkurt - Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar për tia zënë vendin Pep Guardiolas, as tash e as në të ardhmen.
Ai është i fokusuar tërësisht në karrierën si futbollist aktiv.
Kontrata e Guardiolas skadon në fund të sezonit aktual dhe derisa ai po heziton ta vazhdojë atë, vazhdimisht po përmenden emra që mund tia zënë vendin.
Më lini të luaj. Madje as që mendoj për atë (të jem trajner).
Ndjehem si futbollist, unë nuk kam as licencë të trajnerit. Dua të luaj për shumë vite, derisa trupi im të jetë i qëndrueshëm, u ka thënë Xavi gazetarëve.
Për më shumë, mjeshtri i mesfushës beson se trajneri i Barcës nuk do të largohet nga Camp Nou.