Xavi nuk largohet nga Barcelona deri të pensionohet
Barcelonë, 18 tetor - Mesfushori katalanas, Xavi, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona dhe se e ka në plan të pensionohet në Camp Nou.
Jam i kënaqur, unë dua të qëndroj këtu me vite të tëra dhe klubi tashmë më ka kontaktuar për këtë punë, ndërsa probleme skemi pasur asnjëherë.
Jam i qetë sepse klubi është i kënaqur me mua dhe unë jam i lumtur që jam këtu. Jam një njeri i madh i Barcës dhe dua të pensionohem këtu, është shprehur Xavi.