Xavi mund të lërë kombëtaren spanjolle
Barcelonë, 3 nëntor - Problemet e shumta që po vuan me tendinat në këtë kampionat, mund të bëjnë që Xavi Hernandez të ulë numrin e ndeshjeve të luajtura gjatë sezonit.
Sipas revistës Don Balon, mesfushori i Barcelonës po mendon mundësinë për të mos veshur më fanellën e Spanjës në mënyrë që të shmangë rrezikun që problemet ti bëhen kronike.
Mjekët e Barcelonës e kanë nën vëzhgim futbollistin që nga muaji shtator dhe e kanë këshilluar të ulë ritmin.
Vendimin përfundimtar, Xavi pritet ta marrë kur të arrijë 100 ndeshjet me përfaqësuesen e vendit të tij.
Deri tani, spanjolli ka luajtur 97 ndeshje me kombëtaren kampione të Botës dhe Europës.