Xavi mirëpret tek Barcelona Sanchezin

Barcelonë, 15 korrik - Pasi e përfundoi me sukses fazën e grupeve në Kupën e Amerikës, Alexis Sanchez pritet të zbarkojë në Spanjë, për ta përforcuar ekipin më të fortë në botë, Barcelonën.
Mesfushori Xavi Hernandez e mirëpret sulmuesin kilian të Udineses tek klubi katalanas.
\"Është i fortë në një kundër një dhe ka shkathtësi shumë të mirë përpara golit. E kemi parë si me Kilin në Kupën e Amerikës, ashtu edhe me Udinesen se sa i fortë është. Do të ishte një përforcim i madh për ne\", deklaroi mesfushori spanjoll