Xavi lëndohet në stërvitje
Barcelonë, 30 prill - Siç njofton AS, mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, është larguar nga stërvitja e mëngjesit të sotëm i lënduar në këmbën e tij të majtë, duke iu nënshtruar menjëherë testeve të para.
Xavi, i shoqëruar nga stafi mjekësor i Barcelonës, u largua nga qendra stërvitore i lënduar, një ditë pasi Barcelona u eliminua nga Interi në Ligën e Kampionëve.
Ende nuk dihet se kur do të rikthehet spanjolli, por kjo do të mësohet së shpejti.
Me Andres Iniestan që do të mungojë deri në fund të sezonit, lëndimi i Xavit duket se do ta paralizojë mesfushën Blaugrane para derbit ndaj Villarrealit, duke rrezikuar seriozisht që Barcelona të pësojë disfatë nga Nëndetësja e Verdhë dhe për tia dhënë kreun Realit.