Xavi ëndërron që të drejtojë Barcelonën
Barcelonë, 12 janar - Legjenda e futbollit spanjoll Xavi Hernandez tha se tani për tani ai është përkushtuar si trajner i skuadrës së tij në Katar, pas thashethemeve se ish-klubi i tij Barcelona i ka ofruar për t'u bërë trajneri i saj i radhës.
"Unë nuk e fsheh ëndrrën time për të qenë trajner i Barcelonës një ditë, do të doja të drejtoja ekipin. I mbështes ata dhe ëndrra ime është të drejtoj Barcelonën, ââpor tani i tërë përqendrimi im është te Al-Sadd”, tha Xavi.
Xavi, 39 vjeç, u largua nga Barcelona në vitin 2015, pas 17 sezoneve të kaluara në klubin e stolisur me shumë trofe, për t'u bashkuar më pas me klubin e Katarit, Al-Sadd.
Gjatë një adresimi para mediave pas fitores 4:1 të Al-Sadd ndaj Al-Rayyan në gjysmëfinalen e Kupës së Katarit, Xavi foli edhe për takimin e tij të fundit me zyrtarin e klubit të Barcelonës, Eric Abidal, por nuk dha detaje për natyrën e bisedës së tyre.
“Eric Abidal është shoku im. Me gjithë respektin për Barcelonën dhe Al-Sadd, përqendrimi im është në ndeshjen e radhës kundër Al-Duhail", tha ai.
"Unë nuk mund të flas për këtë, kurse me Abidal biseduam për shumë çështje", shtoi Xavi.
Menaxheri aktual i Barcelonës, Ernesto Valverde, është nën presion pas disfatës së skuadrës së tij nga Atletico Madrid me rezultatin 3:2 në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të enjten.