Xabi Alonso akuzohet për mashtrim në tatim
Madrid, 22 mars - Prokurorët spanjollë kërkojnë dënim me burgim 5-vjeçar për Xabi Alonson, ish-futbollistin e Real Madridit, për dyshime të mashtrimit tatimor.
Prokurorët akuzojnë Alonson se ka mashtruar autoritetet tatimore spanjolle në vlerë prej rreth 2 milion euro në periudhën nga 2010 deri në 2012.
Ish-lojtari i përfaqësueses Spanjolle, i cili i dha fund karrierës së tij vitin e kaluar, për "Klubin Mbretëror" ka luajtur nga viti 2009 deri në vitin 2014. Përveç kësaj, ata kërkuan që Alonso të paguajë gjobë prej 4 milionë euro edhe atë veç shumës me të cilën ka dëmtuar shtetin. Mashtrimi ka të bëjë me të ardhurat publike të Alonsos nga mbrojtja e të drejtave personale.
Prokurorët gjithashtu kërkuan dënim me burg dhe gjobë të mërkurën, dhe kompensimin për këshilltarin ligjor të Alonsos.
Të dy të pandehurit mohuan fajin. Rasti kundër Alonso u refuzua fillimisht, por u rihap këtë vit.
Në vitet e fundit, shumë futbollistë janë akuzuar nga autoritetet tatimore spanjolle. Dy vjet më parë, Lionel Messi, ylli i Barcelonës dhe babai i tij u gjetën fajtorë për evazion fiskal në vlerë prej rreth 4.1 milionë euro. Gjithashtu kundër Cristiano Ronaldos, Luka Modriç, Marcelo, Alexis Sanchez, Richard Carvalho, Angelo Di Maria, Javier Mascheran, Radamel Falcao dhe Fabio Coentra udhëhiqen procese gjyqësore.
Nën hetime për pretendime rreth evazionit fiskal është edhe Jose Mourinho, menaxheri aktual i Manchester United, për periudhën 2010-2013, kur ishte trajner i Real Madridit.