07 Janar 2025

Wolfsburg ofron 7 milion euro për Canën

Wolfsburg, 29 dhjetor - Igli Tare e kërkoi me çdo kusht te Lacio, do ta kishte sjellë që në janarin e vitit të shkuar nëse Gallatasaraj do të kishte pranuar.

Por martesa u bë fakt në verë dhe tani që Cana ka nisur të tregojë vlerat e tij, zor se mund të kemi një divorc mes palëve. Por rrugët e merkatos nuk janë mbyllur ende.

Flitet për një ofertë prej 7 milionë eurosh nga ana e Wolfsburgut. Lajmi ka marrë dhenë edhe në Francë, ku Loriku ka lënë një pjesë të zemrës së tij. “Herët a vonë do të rikthehem te Marseja, por nuk ka ardhur ende ai moment”.

Megjithatë, ai tani kërkon të japë maksimumin te Lacio. “E konsideroj një nga skuadrat më të forta në Europë.” Në moshën 28-vjeçare, ajo bardhekaltër nuk është më etapa e nisjes, por një pikë mbërritjeje ku lojtari shqiptar pret të arrijë suksese.

Ndërkohë, Lorik Cana është emëruar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me detyrën e Ambasadorit Special për Sportin e Kosovës.

Në komunikatën zyrtare lëshuar nga KOK, theksohet se ky emërim bëhet me qëllim anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në familjen e madhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Në këtë rrugëtim të vështirë domosdo duhet mbështetja e miqve dhe yjeve të sportit jashtë vendit, i tillë është Lorik Cana”, ka thënë kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me rastin e nënshkrimit të emërimit për ambasadorin e ri të sportit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)