29 Dhjetor 2024

Wolfsburg në garë për Amaurin

Wolfsburg, 23 gusht - E ardhmja e Amaurit mund të jetë në Gjermani, pasi Wolfsburg është i fundit që i shtohet listës së ekipeve që kërkojnë transferimin e sulmuesit të Juventusit.

Sky Sport Italia raporton se ekipi i Bundesligës dëshiron të forcojë repartin sulmues pasi tashmë ka forcuar mbrojtjen duke nënshkruar me mbrojtësin e Liverpoolit, Sotirios Kyrgiakos, dhe atë të Trabzonspor, Hrvoje Cale, gjatë të hënës.

Dhe të gjithë sytë tani janë kthyer nga 31-vjeçari italo-brazilian i cili është lidhur me disa klube të Serie A këtë verë e të cilët kanë refuzuar të paguajnë pagën e tij vjetore prej 4 milionë euro.

Nëse arrin një ofertë konkrete nga Wolfsburg, Juventusi besohet të jetë i gatshëm ta shesë atë, pasi nuk e sheh më si pjesë të planeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)