09 Janar 2025

Wladimir Klitschko mbetet mbret

Dusseldorf, 4 shkurt - Wladimir Klitschko pa ndonjë problem të madh ka mbrojtur titujt të tij në WBO, IBF, WBA dhe IBO, pasi nokautoi francezin Jean Mormeck në një duel që zgjati disa minuta.

Dueli i zhvilluar në Espirit Arena të Dusseldorfit zgjati vetëm katër raunde, teksa kundërshtari francez, Jean Mormeck në asnjë moment nuk rrezikoi rivalin ukrainas.

Në raundin e katërt pas disa goditjeve të forta, në dysheme për herë të dytë u rrëzua Mormeck duke pësuar humbjen e radhës.

Ishte ky nokauti i 50-të në karrierë i Wladimir Klitschkos dhe tani mbreti në boksin e kategorisë së rëndë, “Dr. Grushti i Hekurt” është në pritje të rivalit të radhës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)