Witsel kalon te Zeniti
Petersburg, 4 shtator - Pas Hulkut, Zenit St Petersburgu ka siguruar edhe shërbimet e Axel Witsel nga Benfica.
Ashtu si edhe sulmuesi i Portos, edhe mesfushori belg ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
“Tani është zyrtare. Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata pesëvjeçare”, ka thënë zëdhënësi i Zenitit, Dmitry Tsimmerman.
Të dy lojtarët thuhet t`i kenë kushtuar klubit rus rreth 80 milionë euro.