Wilshere mungon tre muaj
Londër, 5 shtator - Arsenali ka frikë se do të jetë pa mesfushorin e ri, Jack Wilshere, për tre muajt e ardhshëm.
Sunday Mirror raporton se 19-vjeçari ka dështuar që të startojë në ndonjë ndeshje zyrtare këtë sezon, për shkak të problemeve të vazhdueshme me nyjën e këmbës së djathtë.
Aktualisht ai është duke mbajtur një këpucë operimi dhe do të jetë jashtë fushave edhe të paktën një muaj, megjithëse ekziston frika se ai mund të mungojë edhe deri në dhjetor.