24 Dhjetor 2024

WikiLeaks: Krimi i organizuar kontrollon futbollin bullgar

Sofje, 6 janar - Futbolli bullgar është në kthetrat e organizatave kriminale. Mafiozët po e shfrytëzojnë sportin për të pastruar paratë dhe për të përmirësuar imazhin e tyre.

Ky është raporti diplomatik i zbuluar nga “Wikileaks”, i publikuar nga gazeta spanjolle “El Pais”. “Futbolli bullgar meriton karton të kuq prej korrupsionit”, - thuhej në raportin e ambasadës së SHBA-së në Sofje, në janar të vitit të kaluar.

“Klubet kontrollohen në mënyrë direkte ose indirekte nga pjesëtarë të krimit, të cilët e shfrytëzojnë sportin për të përfituar më shumë”, -theksohej aty.

Klubet në Bullgari kanë qenë në pronësi të bashkive, ushtrisë apo policisë, por gjatë privatizimeve ato u blenë nga “persona të afërt me krimin”.

Në raport përmenden edhe emrat e klubeve të lidhura me mafien: Levski, CSKA Sofija, Liteks Loveç, Slavija, Çerno More, Varna, Lokomotiva e Sofjes, Lokomotiva e Plovdivas.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë lidhjet, ndërsa prej dhjetorit është hapur një hetim për trukimin e rezultatit të tetë ndeshjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)