West Ham e Shefild United, oferta për Gentrit Tovërlanin
Prishtinë, 21 tetor - Supertalenti i futbollit nga Podujeva që tash mbron ngjyrat e kategorive të reja të KF Prishtina, Gentrit Tovërlani (1996), tash e një kohë të gjatë është vënë në shënjestër të skautëve të futbollit të dy klubeve të njohura angleze, ka njoftuar menagjeri i futbollistit, Nexhat Dumnica.
Afaristi Dumnica, ndryshe pronar i Kompanisë Ndërtimore Banesore ,Dumnica Group , tha se supertalenti llapjan, po kërkohet me ngulm nga dy klubet e njohura angleze për shkollat e tyre të futbollit dhe zbulimin e talentëve të rinjë , West Ham-i nga Londra dhe Shefild United, nga Shefilldi.
Si dihet dy vite më parë ngjyrat e West Hami-t, i ka mbrojtur edhe Valon Behrami, futbollisti kosovarë me nënshtetësi zvicerane.
Menagjeri Dumnica sqaroi se që nga ky edicion,Tovërlani tash po i mbron ngjyrat e KF Prishtina për kategoritë e kadetëve dhe pionierëve dhe falë lojrave brilante që ka treguar nga 9 takime të zhvilluara ka shënuar madje 8 gola.
Dhe sipas Dumnicës, futbollisti, Tovërlani,me fizikusin dhe stilin e tij të lojës i ngjan Kun Agueros dhe si duket mbase kjo edhe ka bërë që tash dy muaj Tovërlani, të jetë nën llupën e skautëve të talentëve anglez të futbollit.
Ndryshe menagjeri Nexhat Dumnica përkujtoi se nuk janë vetëm dy klubet angleze që me ngulm po e kërkojnë supertalentin, Tovërlani, pasi Dumnica përkujtoi se për shërbimet e supertalentit llapjan vazhdojnë që të jenë të interesuar edhe më tej nga klubi më i njohur kroat, Dinamo nga Zagrebi.
Dumnica njoftoi se interesimi i kroatëve është qe një kohë të gjatë pas vëzhgimit që i kanë bërë skautët e talentëve të KF Dinamo nga Zagrebi.
Menagjeri i futbollistit me perspektivë, Dumnica i angazhuar nga familja Tovërlani sqaroi se Gentrit Tovërlani për momentin do të qëndrojë në Prishtinë dhe shumë shpjet pritet që do të dërgohet për në një sprovë në Dinamo të Zagrebit si dhe në të dyja klubet anleze.
Derisa, Skënder Tovërlani, babai i futbollistit, tha se si prind që është ai e ka për obligim që të investojë në talentin dhe punën e djaloshit që po e bënë.
Por, babai, Skenderi porositi se i mbetet djalit Gentritit që të vendosë për të ardhmën e tij se ku do të shkojë.
Edhe ai thotë se skautët kroatë dhe atë anlgezë tashmë ka kohë që e kanë parë futbollistin në vepër duke luajtur në Kosovë dhe kanë shfaqur intersim që atë menjëherë ta marrin në radhët e tyre.
Futbollisti Gentrit Tovërlani, deri tash ishte futbollistë i grupmoshave të reja dhe njëherësh ka qenë dhe është edhe anëtar i përfaqësueses së Kosovës në futboll deri në moshat 16 vjeq.
Edhe KF Trepqa e intersuar për supertalentin, Gentrit Tovërlani
Zyrtarë të KF Trepqa nga Mintrovica, kanë njoftuar se janë tej mase të intersuar që sa më parë në radhët e veta ta sjellin supertalentin e futbollit, Gentrit Tovërlani, i cili nga edicioni vjeshtorë po mbronë gjyrat e klubit nga kryeqytetit, KF Prishtina nga Prishtina për kategoritë e grupmposhave të reja.
Lajmin për gazetën veq familjarëve të futbollistit e kanë konfirmuar për gazetën edhe zyrtarët e KF Trepqa.
Sipas kryetrajnerit, Fidaim Haxhiu,zyrtarët më të lartë të klubit mintrovicas,qysh gjatë janarit janë shumë të interesuar që ta sjellin në radhët e tyre, futbollistin e kategorive të reja të KF Prishtina, Gentrit Tovërlani.
Sipas Haxhiut, mësohet se në kamponatit e vitit të shkuar futbollisti Gentrit Tovërlani që ka nisur me futbollin në moshën 12 vjeqare , kishte shënuar madje 23 gola për një sezon.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Fidaim Haxhiu që sivjet sërish po e udhëhoqi KF Trepqa nga Mitrovica me të dëgjuar të lajmit për lojrat brilanet në KF Prishtina, ka insistuar që Tovërlani ti bashkohet klubit mintrovicas stinorin tjetër.
Haxhiu, duke e komentuar talentin e futbollistit llapjan, tha si vijon: \"Unë e njoh personalisht Gentritin pasi për tre-katër muaj në pranverën e sivjetme e kam stërvitur në Mitrovicë. Synimi im ka qenë që ta dërgojë në Kroaci në Vinkovci ku kam lujatur futboll.
Por sipas Haxhiut, familjarët Tovërlani nuk kanë pranuar që ta dërgojnë në Kroaci me arësyetimin se është i ri.
Por Haxhiu vlerësoi se aktualisht në futbollin kosovarë nga gjeneratat e reja , futbollisti, Gentrit Tovërlani është supertalenti më i madh.
Mirëpo Haxhiu që është edhe menagjer futbolli, porositi se GentritTovërlanit i nevojitet edhe shumë punë për të bërë që të arrijë sukese që nga ai priten.
Kjo pasi sipas Haxhiut, Tovërlani disponon me shpejtësi shiqim të kojës dhe agresiviet e në veqanti atë të lojës në mesin e fushës. Haxhiu beson se Tovërlani do ti arrijë të gjitah ato veqori me tu bërë anëtar i KF Trepqa apo i ndonjërit nga klubet elitare kroate apo angleze.
Ndërkaq përgjegjësi i shkollës së futbollit për kategoriët e reja në KF Prishtina, Kushtrim Munishi, tha se bëhet fjalë për një futbollistë me shumë perspektivë dhe talent shumë të rrallë të futbollit.
Munishi tha se futbollisti, Tovërlani, shquhet shumë për punë dhe për disciplinë por edhe për organizimin e lojës dhe shënimin e golave.
Andaj edhe Munishti thotë se nuk po më befason asgjë për këtë talent futbolli edhe kërkesa e shumë klubeve të vhuaja evednore që kanë shfaqur shumë klube, si janë ato nga Kroacia por edhe nga Anglia.
Drejtori, Kushtrim Munishi tha se Gentrit Tovërlani po punon shumë dhe atij i mbetet vetëm që ta mbajë këtë ritëm pune pasi po dëshmohet në praktikë se veq talentit që ai e ka pa punë nuk ka rezultate kulminante dhe sipas tij, futbollistit Gentrit Tovërlani, i mbetet vetëm që të vazhdojë me punën dhe sukeset e tija nuk do të mungojnë.