01 Maj 2024

Werder transferon brazilianin Wesley

Buenes Aires, 21 gusht - Werder Bremen ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me klubin brazilian Santos për të transferuar mesfushorin Wesley.

Mesfushori brazilian arrin në Werder si zëvendësim për mesfushorin Mesut Ozil, i cili u largua në drejtim të Realit të Madridit.

“Kishim nevojë për durim të madh dhe tash kjo na është shpërblyer, duke u mbështetur në Wesley i cili është një lojtar i shkathët dhe dinamik dhe mund të luajë në të gjitha pozitat e mesfushës”, ka thënë drejtori sportiv i ekipit gjerman, Klaus Allofs.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e cila do ta mbajë atë në Weserstadion deri në qershor të vitit 2014, ndërsa shuma e transferimit thuhet të jetë rreth 7.5 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)