Wenger ofron 35 milionë funte për Williams dhe Michu
Londër, 20 gusht - Menaxheri i Arsenali, Arsene Wenger, dëshiron të ofrojë 35 milionë funte për dyshen e Swansea, Ashley Williams dhe Michu.
London Evening Standard raporton se Wenger dëshiron dy ose tre nënshkrime dhe tash është duke menduar të kthehet kah disa lojtarë të cilët i ka përcjellë një kohë.
Michu pati një sezon të parë të suksesshëm në futbollin anglez, duke shënuar 22 gola. Mendohet se Swansea është ngurruese ta shesë atë, por një ofertë prej 25 milionë funte do të jetë vështirë të refuzohet, veçanërisht me Michael Laudrup që ende kërkon të sjellë përforcime të tjera.
Arsenali kishte ofruar edhe 6 milionë euro për Williams, që ishte refuzuar nga Swansea, klub që kërkon 10 milionë euro për lojtarin.