Wenger nuk heq dorë nga Villa
Londër, 23 janar - David Villa kërkon të luaj më shumë, por te Barcelona nuk e ka këtë mundësi ndërsa Arsenali kërkon një bomber që tia besoj çelësat e sulmit.
E ardhmja e sulmuesit spanjoll pritet të jetë Anglia me Arsene Wenger që nuk heq dorë nga ish lojtari i Valencias dhe kërkon të shfrytëzojë pikërisht pakënaqësinë e tij te Barcelona për ta bindur të kalojë në \"Emirates Stadium\".
Strategjia e teknikut të Arsenalit është e qartë, nuk do të bëjë asnjë çmenduri për të paguar shumë para për kartonin e lojtarit por do të shfrytëzojë ditët e fundit të merkatos për të tentuar goditjen e madhe.
Për Villan, Wenger ka përgatitur fondin 10 mln Paund dhe në anën e tij ka dëshirën e madhe të sulmuesit për tu larguar, i cili sipas shtypit spanjoll ia ka bërë të qartë klubit dëshirën për tu larguar.