Wenger kërkon kualifikimin ndaj Marseille
Londër, 1 nëntor - Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson që skuadra ta shfrytëzojë rastin për t`u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt që në përballjen e të martës ndaj Marseille.
Topçinjtë do të presin francezët këtë xhiro, ndërsa me fitore eventuale dhe me humbjen e Olympiakosit ndaj Borussia Dortmundit, Arsenali thuajse do ta siguronte kualifikimin.
Wenger e di se Marseille do të shkaktojë probleme me kundërsulme dhe beson se do të jetë një ndeshje intriguese. Mirëpo, dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë për kualifikim.
Për ne është një mundësi për t`u kualifikuar të martën dhe kuptohet se ne duam ta shfrytëzojmë këtë rast, ka theksuar Wenger.