Wayne Rooney pensionohet nga kombëtarja angleze
Manchester, 31 gusht - Pas finaleve të botërorit në Rusi 2018, sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney do ti thotë lamtumirë kombëtares së Anglisë.
Vendimin e tij e bëri publik në konferencë për shtyp vetë sulmuesi i Djajve të Kuq.
Pas botërorit të Rusisë besoj se do të jetë momenti për tu tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Kam luajtur në futbollin profesionist që kur isha 16 vjeç, ndërsa në nivel ndërkombëtar 17 vjeç. Vitet kalojnë, në botërorin e ardhshëm do të jem 34 vjeç. Kam pasur një karrierë fantastike, mjafton me kaq. tha Rooney.
Ai me fanellën e Tre Luanëve ka shënuar 50 gola në 115 ndeshje.
Rooney të dielën ndaj Sllovakisë do të thyejë rekordin e David Beckham për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në kombëtare.