Vokrri u prit nga Shukeri në Zagreb
Zagreb, 25 gusht - Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënkryetari Agim Ademi sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kroacisë u pritë nga kryetari i saj Davor Shuker.
Kryetari i FF të Kroacisë z. Shuker ka falënderuar delegacionin e FFK-së për këtë vizitë dhe u ka dëshiruar qëndrim të këndshëm në Zagreb ku së bashku do ta ndjekin ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dinamos dhe Skënderbeut. Në anën tjetër kryetari Vokrri ka falënderuar z. Shuker për këtë mikpritje si dhe për ftesën që bashkërisht të shikojnë një ndeshje kaq me peshë. Në këtë takim të dy kryetarët biseduan për zhvillimin e futbollit në Kroaci e Kosovë si dhe më gjerë.
Po ashtu janë shqyrtuar mundësitë dhe fushat dhe segmentet në të cilat të dyja federatat mund të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë përvojat e tyre