11 Janar 2025

Vlera totale e Realit u përllogarit në 3,3 miliardë dollarë

Madrid, 18 prill - Reali i Madridi është klubi me vlerën më të lartë në botë, shpalli “Forbes”, një revistë e specializuar për studimet ekonomike, ditën e enjte.

Në renditjen e publikuar prej revistës, gjigantët spanjollë u vendosën në krye të listës, e cila merr parasysh vlerën e aseteve, marketingut, futbollistëve, pronave në zotërim të klubit, kapitalet, detyrimet, të drejtat televizive, përfitimet nga pozicionet në kampionate e kupa të Europës dhe të dhëna të tjera financiare.

Në total, vlera totale e Realit u përllogarit në 3,3 miliardë dollarë, lehtësisht inferiore ndaj 3,8 miliardëve, që përbënë buxhetin e shtetit shqiptar për vitin aktual.

Në vendin e dytë pozicionohet Manchester United, ndjekur nga Barcelona.

Kjo është renditja e “Forbes”, për 20 klubet me vlerën më të lartë në botë, e shprehur në milionë dollarë.

1. Real Madrid           3 300
2. Manchester United  3 165
3. Barcelona              2 600
4. Arsenal                 1 326
5. Bayern Munchen     1 309
6. Milan                       945
7. Chelsea                   901
8. Juventus                  694
9. Manchester City        689
10. Liverpool                651
11. Tottenham             520
12. Schalke 04             498
13. Borussia Dortmund  456
14. Inter                      401
15. Lyon                      368
16. Corinthias               358
17. Napoli                    330
18. Hamburg                300
19. Marseille                285
20. Newcastle               263

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)