29 Dhjetor 2024

Vitin e ardhshëm Peja behët me qendër të re rinore

Pejë, 17 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, zhvilloi një vizitë punë në Pejë, ku u prit nga kryetari i këtij qyteti, Gazmend Muhaxheri.

Shala bashkë me zëvendësin Hoti dhe kryetarin Muhaxheri inspektuan Stadiumin e Qytetit “Shahin Haxhiislami”, ku MKRS-ja sivjet është duke investuar me rreth 68 mijë euro.

Shala dhe Muhaxheri u shprehën se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi mes komunave dhe institucioneve qendrore është i domosdoshëm për përmirësimi i infrastrukturës në fushën e sportit.

Sporti i Kosovës ka hyrë në fazën e fundit të ndërkombëtarizimit, u shpreh Shala, duke shtuar se është synim i MKRS-së është përmirësimi i infrastrukturës së sportit, në mënyrë që të jemi të gatshëm për gara ndërkombëtare.

Gjatë  vizitës në Pejë, ministri Shala vizitoi edhe lokacionin kur vitin e ardhshëm do të ndërtohet Qendra e Rinisë, investim i MKRS-së në vlerë prej 250 mijë euro.

MKRS-ja po ndërton disa qendra të rinisë nëpër Kosovë, që të krijohen kushte më të volitshme për aktivitet e rinisë, u shpreh ministri Shala, duke shtuar se MRKS-ja është duke punuar në Strategjinë për Rininë, nëpërmjet së cilës specifikohen synimet për përmirësimin e kushteve për rininë e Kosovës.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, Shala vizitoi edhe fushën e stadiumit në fshatin Sigë, investim i Komisionit Evropian. Ai e vlerësoi punën cilësore që është bërë në këtë projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)