23 Dhjetor 2024

Viti i fundit i Topit të Artë!

Johanesburg, 6 korrik - Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka zbuluar në një konferencë për shtyp në Johanesburg se çmimi i Futbollistit më të mirë sipas FIFA-s dhe Topi i Artë, që u ndahen futbollistëve më të mirë, do të shkrihen në një çmim të vetëm që do të quhet FIFA Topi i Artë.

Topi i Artë është krijuar në vitin 1956 nga revista franceze France Football që si bazë kishte një sondazh me gazetarë specialistë nga të gjitha vendet. Fillimisht, në të merrnin pjesë vetëm futbollistët evropianë, por së fundmi ka pasur lojtarë joevropianë që e fituan këtë çmim, siç është rasti me Lionel Messin që e fitoi Topin e Artë të vitit 2009.

Çmimi për Futbollistin më të mirë të vitit sipas FIFA-s është krijuar në vitin 1991 dhe është i votuar nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve. Në vitin 2009 ishte po Lionel Messi që mori çmimin për Futbollistin më të mirë të vitit nga FIFA.

Çmimi i ri, ‘FIFA Topi i Artë’, do të prezantohet për herë të parë më 10 janar në Cyrih të Zvicrës. Juria që do ta votojë fituesin e këtij çmimi do të përbëhet nga një kombinim i gazetarëve specialistë dhe nga trajnerët e kapitenët e kombëtareve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)