Vincent Kompany do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare
Manchester, 23 korrik - Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me kampionin e Anglisë, nga e cila do të përfitojë 34 milionë funte.
The Sun njofton se bisedimet që kanë filluar në muajin maj kanë përfunduar me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të nënshkruhet në ditët në vijim.
Belgu pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Cityn, e cila do ta mbajë në Etihad Stadium deri në moshën 31-vjeçare.