Villa: Presion i madh është të jesh në Barcelona
Barcelonë, 15 qershor - Sulmuesi i Barcelonës, David Villa nuk ka besuar se do të përballet me presione të mëdha në ekipin e Barcës, që nga ardhja e tij.
Futbollisti 29 vje[ar që nga ardhja e tij në radhët e katalonasve ka shënuar 18 gola në 34 ndeshje, por ai ka pranuar se asnjëherë se ka pasur lehtë në Kamp Nou.
Nuk kam mundur të mendoj se presionet do të jenë aq të mëdha, nga sa kam pritur. Ka qenë një sfidë për mua, që menjëherë jam përshtatur në ekip. Tani jam i kënaqur nga ajo që kam arritur, ka theksuar Villa. Ai me këtë rast ka shprehur faleminderime për trajnerin Pep Guardiola dhe kolegun e tij të sulmit Pedro.