Villa dhe Alves drejt largimit nga Barcelona
Barcelonë, 15 dhjetor - Sulmuesi David Villa dhe mbrojtësi i djathtë Dani Alves mund të largohen nga Barcelona në fund të këtij stinori, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.
Villa nuk zë vend në formacionin bazë të gjigantit katalan dhe trajneri Tito Vilanova është duke e aktivizuar si titullar vetëm në ndeshjet me më pak rëndësi. Reprezentuesi spanjoll spekulohet se kërkohet nga Juventus.
Kurse, edhe Alves ka bërë më pak paraqitje se zakonisht gjatë këtij edicioni dhe mund të braktis Barcelonën për të përforcuar shpresat e ftesës nga Brazili për Kampionatin botëror 2014.