Vilanova: Nuk po e kërkoj Neymarin
Barcelonë, 7 gusht - Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka thënë se ai kurrë nuk e ka kërkuar transferimin e Neymar, teksa janë shtuar zërat se katalanasit duan ta mbyllin marrëveshjen që tani.
Unë kurrë nuk kam folur për transferimin e Neymar. Gazetarët janë ata që bëjnë spekulime, mua nuk më intereson ai lojtar.
Ne katër vite kemi fituar tituj. Është vështirë që të vazhdosh me sukses një cikël, por kjo është ajo që po tentojmë të bëjmë, së paku edhe për disa vite. Ne do të luajmë në mënyrën më të mirë, ashtu sikurse kemi bërë vitet e fundit, ka deklaruar Tito për Marca.