Vilanova nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Barcelonën
Barcelonë, 16 qershor - Tito Vilanova në mëngjesin e së premtës, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Barcelonën, kontratë kjo që do ta mbajë atë me klubin Blaugran deri në qershor të vitit 2014.
Jordi Roura do të jetë asistenti i Vilanovës, teksa Aureli Altimira do të jetë trajneri fizik i lojtarëve.
Vilanova ka marrë një besim të plotë nga presidenti, Sandro Rosell i cili është i bindur, se trajneri aktual do të arrijë me sukses që të vazhdoj suksesin e arritur nga trajneri Pep Guardiola.