Vilanova i gatshëm për ta drejtuar Barcën
Barcelonë, 7 qershor - Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, beson se Tito Vilanova ka kualitetet e nevojshme për të qenë trajner i Blaugranëve.
42-vjeçari do të zë vendin e Pep Guardiolas, i cili vendosi të largohej, ndërsa sulmuesi spanjoll mendon se Barca do ta vazhdojë suksesin edhe nën drejtimin e Vilanovas.
Tito është i gatshëm ta drejtojë Barcën. Guardiola nuk ka marrë asnjë vendim pa u këshilluar me Titon fillimisht, ka thënë Villa për AS.