10 Janar 2025

Vijas Boas tek Roma

Romë, 3 maj - Nga një djalë i ri, tek një i ri tjetër, edhe pse më i sprovuar. Roma nuk dëshiron të heqë dorë nga aventurat dhe besohet se do t’ia besojë stolin e saj Andre Vijas Boasit, ish-trajnerit të Portos dhe të Çelsit, kurse Luis Enrike me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni.

Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, të cilat janë të sigurta se ky ndryshim do të ndodhë, ndërsa trajneri aktual i verdhekuqve ka bërë me dije se e ka marrë ndërkaq vendimin për të ardhmen e tij. Luis Enrike nuk ka thënë që do të largohet apo që do të vazhdojë, ndërsa pritet që shumë shpejt ai të flasë me drejtuesit e klubit.

Vijas Boas pati një sukses të shkëlqyer tek Porto, duke fituar kampionatin portugez, kupën e Portugalisë dhe Ligën e Europës në një sezon të vetëm, më 2010-2011, por nuk pati sukses tek Çelsi prej nga u largua në muajin shkurt.

Skuadra blu po arrin suksese me ish-ndihmësin e Vijas Boasit, Roberto Di Mateo, por gjithsesi drejtuesit e Romës sërish kanë besim se portugezi do të arrijë të jetë i shkëlqyer edhe me skuadrën e tyre siç ishte me Porton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)