01 Maj 2024

Vidic vazhdon kontratën me United

Manchester, 21 gusht - Nemanja Vidic ka nënshkruar vazhdimin katërvjeçar të marrëveshjes me Manchester United, duke iu dhënë fund spekulimeve dyvjeçare për largim.

28-vjeçari është lidhur me një largim nga Old Trafford me Milanin dhe Real Madridin të interesuara për të.

Megjithatë drejtori ekzekutiv i klubit, David Gill, bëri befasinë gjatë turneut para-sezonal në Amerikë kur konfirmoi se Vidic ishte pajtuar për të nënshkruar kontratën e re.

Marrëveshja tash është nënshkruar dhe Vidic do të lidhet me United deri në vitin 2014.

“Jemi të ngazëllyer që Nemanja ia ka dhënë besimin e tij për të ardhmen klubit. Kjo i vret të gjitha spekulimet e marra në disa muajt e kaluar”.

“Nemanja është shndërruar në një prej mbrojtësve të qendrës më të mirë në Evropë dhe ne jemi të kënaqur që ai do të jetë këtu edhe për shumë vite të ardhshme”, ka thënë Gill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)