26 Dhjetor 2024

Veseli viziton stadiumin model për Kosovën

Prishtinë, 4 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Hungari, ka vizituar stadiumin “Groupama Arena” në Budapest, një model i të cilit pritet të ndërtohet së shpejti në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në ambientet e stadiumit me kapacitet prej rreth 24 mijë ulëseve, Veseli u shpreh optimist se së shpejti Republika e Kosovës dhe Hungaria do të gjejnë marrëveshje për financimin e këtij tipi të stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës.

Kryeparlamentari kosovar tha se Kosova ka talentë të shumtë sportivë dhe ndërtimi i këtij stadiumi multidimensional, do t’u ofrojë atyre kushte për ta zhvilluar edhe më tej talentin sportiv.

“Stadiumi i përfaqësueses së Kosovës do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt, sapo ta përmbyllim marrëveshjen me shtetin hungarez, i cili do të na mundësojë një kredi me interes shumë të ulët për ndërtimin e stadiumit të përfaqësues tonë në futboll.\"

\"Të rinjtë tanë e meritojnë një stadium të tillë dinjitoz dhe me standardet më të larta të kërkuara nga UEFA. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ky projekt të nisë të realizohet shumë shpejt”, tha kryeparlamentari Veseli.

Sipas diskutimeve të kryeparlamentarit Veseli me përfaqësuesit e shtetit hungarez, projekti për ndërtimin e stadiumit të përfaqësueses së Kosovës pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, ndërsa punët parashihet të kryhen në afat rekord për më pak se dy vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)