23 Dhjetor 2024

Vërtetimet e sponsorizimeve shënojnë fundin e fukarallëkut në sport

Prishtinë, 2 korrik - Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është organizuar ceremonia e shpërndarjes së vërtetimeve të para të sponsorizimit në fushën e sportit.

Pas miratimit të akteve normative për sponsorizim, ku sipas tyre parashihen lehtësime tatimore për ato biznese që sponsorizojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për herë të parë MKRS-ja lëshon vërtetime për klubet sportive.

Ministri Gashi në takimin me përfituesit e spornzorizimve ka theksuar se “MKRS-ja është e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin në këtë fushë dhe do të shqyrtoj me kohë dhe përpikëri çdo kërkesë që paraqitet, në mënyrë që sponsorizuesit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit të përfitojnë nga beneficionet që i ofron Ligji Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin vërtetimit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë shyqrtuat kërkesat e para për vërtetim të sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit me ç’rast kanë përgatitur 5 vërtetime në fushën e sportit, të cilat vërtetime sot ju ndanë përfaqësuesve të klubeve sportive nga ana e Ministrit të Sportit Kujtim Gashi.

Deri më tani Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin vërtetimit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë trajtuar shtatë kërkesa.

Kërkesat në fjalë  kanë qenë kryesisht nga Departamenti i Sportit, dhe  një  kërkesë nga Departamenti i Rinisë.

Nga kërkesat e arritura për shqyrtim 5 nga to i kanë plotësuar kushtet për marrjen e vërtetimit në pajtim me ligjin dhe rregulloren që e rregullojnë këtë fushë, ndërsa dy janë në fazën e kompletimit të dokumentacionit.

Vërtetimet janë përgatitur në pajtim me rregulloren e MKRS-së, Nr. 01/2018 për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përfituesit e këtyre vërtetimeve, në prononcimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pas ceremonisë së marrjes së vërtetimeve, u shprehën të kënaqur dhe falënderues duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme ndarjen e vërtetimeve për sponsorizim.

“Është një ditë e madhe për sportin e Kosovës, kjo ditë shënon fundin e fukarallëkut në sport dhe është një ditë e futjes në një fazë që quhet fazë e stabilitetit financiar në sport”, tha ndër të tjera Gazmend Hoxha nga Klubi i Volejbollit Luboteni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)