Verratti vazhdon kontratën me PSG-në
Paris, 21 gusht - Verratti i mbetet besnik PSG-së. Mesfushori italian ka vazhduar kontratën me Kampionin e Francës.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i italianit, Donato Di Campli. Marrëveshje e re në mesë Verrattit dhe PSG-së është nënshkruar deri në verën e vitit 2018.
Verratti ishte transferuar në PSG vitin e kaluar nga ekipi italian Pescara.
Ai shkëlqeu në sezonin e parë te ekipi parisien, derisa zgjo interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.