Vecino kalon tek Inter, sot ju nënshtrohet testeve mjekësore
Milano, 24 korrik - Futbollisti, Matias Vecino pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Interit.
Mesfushori i Fiorentinës do ti nënshtrohet sot testeve mjekësore përpara se të zyrtarizohet si lojtar i zikaltërve.
Sipas Premium Sport, Vecino mungonte sot në grumbullimin e Fiorentinës. Kjo është për shkak se uruguaiani mund të jetë në rrugën e tij për në Milano për testet e tij mjekësore me Interin.
Vecino thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Interin, të cilët do të paguajnë pak më shumë se klauzola e lirimit prej 24 milionë eurosh.
Në rast zyrtarizimi të Venicos, ky do ishte transferimi i katërt për Interin pas Daniel Padellit, Milan Skriniarit dhe Borja Valeros.