Varane mund të largohet nga Reali

Madrid, 6 maj - Raphael Varane po mendon largimin nga Reali i Madridit në fund të klëtij sezoni.
Sipas asaj që publikohet në median franceze, mbrojtësi nuk e ka përtypur faktin që në 3 ndeshjet e fundit në Champions nuk u aktivizua si titullar, ndërkohë që në kampionat në muajin e fundit ai ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë e Zidane.
Kjo ka bërë që të marrë në konsideratë mundësinë e nisjes së një aventure të re ne një klub tjetër dhe kandidatët nuk i mungojnë.
Dy prej skuadrave më të rëndësishme që po monitorojnë situatën e futbollistit francez, Bayern dhe Manchester United.
Skuadra bavareze sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Carlo Ancelotti, ndërsa te Manchester United pritet ardhja e Jose Mourinhos edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim për këtë.
Nëse portugezi do të bëhet pjesë e djajve të kuq, ai do të nisë menjëherë tentativat për të siguruar shërbimin e Varane të cilin kërkoi ta sillte edhe në Stamford Bridge në kohën kur drejtonte Chelsean.