Vankuver: Hokeisti sllovak "thyen" kokën në akull
Vankuver, 25 shkurt - Hokeisti sllovak Lubosh Barteçko, u përplas me kokë në akull gjatë ndeshjes në hokej mbi akull në Lojërat Olimpike Dimërore, në mes Sllovakisë dhe Norvegjisë.
Lëndimi pasoi pas goditjes me bërryl nga hokeisti norvegjez Ole Kristijan Tolefsen. Barteçko fillimisht humbi helmetën mbrojtëse dhe pastaj u përplas me kokë në akull, duke marrë një plagë të madhe në kokë.
Për shkak të gjakderdhjes dhe pas ndihmës së parë që iu dha, Lubosh Barteçko u dërgua në spital. Mjekët pas intervenimit konstatuan se gjendja e hokeistit sllovak është stabile.