22 Prill 2025

Van Persie mund të kalojë City

Londër, 26 shtator - Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, mund t′i bashkohet ish bashkëlojtarit Samir Nasri tek Manchester City, nëse nuk merret vesh me udhëheqësit klubit për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave angleze, ′Citizens′ janë të gatshëm t′i ofrojnë 35 milion euro për sulmuesin holandez.

Van Persie ka kontratë me ekipin e Arsene Wengerit deri në qershor të vitit 2013. Ai paguhet 100 mijë euro në javë, ndërsa në ekipin e Roberto Mancinit do të mund ta merrte dyfishin.

Ai ka mbetur i zhgënjyer pas largimit të lojtarëve kryesorë, kështu që holandezi mund ta ndjekë rrugën e Fabregasit e Nasrit në janar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)