14 Maj 2024

Van Nistelrooy lojtar i Realit

Madrid, 22 janar - Ruud Van Nistelrooy duket transfer realist për qarqet madrilene për këtë afat kalimtar dimëror, pasi që moderatori i Real Madrid TV ka bërë të ditur në faqen e tij të Twitterit se mund të pritet shumë shpejtë zyrtarizimi i marrëveshjes.

Ditëve të fundit Hamburgu ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se Van Nistelrooy mund të luajë për Real Madridin pjesën e mbetur të sezonit, por tani duket se ai ndodhet shumë më pranë transferimit se sa që ishte menduar.

“Nuk është ende zyrtare, por duket se Ruud Van Nistelrooy do të rikthehet te Real Madridi. Mbani sytë në faqen zyrtare të Real Madridit për zyrtarizimin”, u shpreh moderatori Andy May.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)