Valon Berisha në radarin e Copenhagenit
Copenhagen, 4 shkurt - Njëri nga klubet më të mëdha në Skandinavi, FC Copenhagen i ka vënë syrin talentit kosovar Valon Berisha.
Sipas televizionit norvegjez TV2, klubi danez po vëzhgon disa lojtar në Norvegji, derisa në mesin e tyre është edhe mesfushori i ekipit norvegjez Viking.
Së fundi Berisha është zgjedhur talenti i vitit 2011 në Norvegji nga televizioni TV 2, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez.
Berisha, i cili llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj në këtë vend, debutoi edhe me Kombëtaren A të Norvegjisë në muajin e kaluar.