Valencia nuk pranon ofertën e Tottenhamit prej 22 milionë euro për Cancelo
Valenci, 14 gusht - Valencia i ka thënë ‘jo’ ofertës së Tottenhamit prej 22 milionë eurove për mbrojtësin Joao Cancelo.
Klubi nga Londra ka qenë i pari që ka provuar të dërgojë një ofertë zyrtare për portugezin, për të cilin janë duke u interesuar edhe Chelsea, Juventusi e Interi, transmeton KosovaPress.
Vetë trajneri i Valencias, Marcelinho ka theksuar që lojtari nuk është në shitje, pasi që ai bën pjesë në planet e tij.
Megjithatë mediat në Spanjë shkruajnë se nëse vjen një ofertë prej 25 milionë eurosh, atëherë Valencia mund të ndërrojë mendje dhe ta lejojë lojtarin të largohet nga Mestalla.