Valencia fiton 283 milionë euro nga shitja e lojëtarëv
Madrid, 30 mars - Klubi spanjoll i futbollit Valencia, qyteti në bregun lindor të Spanjës, është një lloj makine e veçantë për "prodhimin" e lojtarëve cilësorë. Ndërkaq se sa është kjo e saktë, tregojnë faktet se Valencia për tetë vite ka shitur 12 futbollistë duke fituar 273 milionë euro.
Valencia në tetë vitet e fundit vetëm Barcelonës i ka shitur pesë futbollistë. Ata janë Paco Alcacer, Andre Gomes, Jeremy Mathieu, Jordi Alba dhe David Villa, ndërsa Nicolas Otamendi dhe David Silva iu shitën ekipit Manchester City.
Përveç kësaj, Shkodran Mustafi shkoi në Arsenal, Juan Bernat në Bayern Mynih, Roberto Soldado në Tottenham, Juan Mata në Chelsea dhe Raul Albiol në Real Madrid.
Valencia nga shitja e këtyre lojtarëve kë realizuar fitim prej 273 milionë dollarë.
Sipas portalit gjerman \"Transfermarkt\", në mesin e 12 futbollistëve të cilët Valencia u ka shitur në tetë vitet e fundit klubeve evropiane, gjashtë prej tyre janë juniorët e klubit spanjoll, ndërsa për gjashtë të tjerët \"Lakuriqët\", kanë paguar rreth 62 milionë euro. Valencia nga shitja e këtyre lojtarëve ka fituar madje 335 milionë euro.
Kur bëhet fjalë për numrin e futbollistëve të blerë nga Valencia, gjithashtu dominon Barcelona me pesë futbollistë të blerë në vetëm tetë vite.
David Villa në vitin 2005 nga Real Zaragoza erdh në Valencia për 12 milionë euro, kurse ekipit katalunjas iu shit për 40 milionë euro, ku Valencia kishte një fitim të pastër prej 28 milionë euro.
Valencia në vitin 2007, futbollistin spanjoll Jordi Alba i cili ishte junior i Barcelonës, e bleu nga ekipi Cornella Jugend për vetëm 6.000 euro, që pas pesë vitesh t\'ia kthejë Barcelonës, por 2.333 herë me çmim më të lartë, më saktësisht për 14 milionë euro.
Gjithashtu, futbollistin francez Jeremy Mathieu, Valencia në vitin 2009, pa paguar dëmshpërblim e solli nga Toulouse, ashtu që mbrojtësin në vitin 2014 ia shiti Barcelonës për 40 milionë euro. Në vitin 2015 klubit portugez Benfica i pagoi 20 milionë euro për Andre Gomes, ndërsa Barcelona për të njëjtin lojtar pagoi 35 milionë euro. Lojtari junior i Valencias Paco Alcacer vitin e kaluar ka luajtur për Barcelonën, dhe çmimi i tij ishte 30 milionë euro.
Valencia në vitet e fundit ka shitur pesë lojtarët e saj në Premier Ligën angleze, dy prej të cilëve shkuan në Manchester City.
David Silva, i cili gjithashtu ishte junior i Valencias, në vitin 2010, shkoi në radhët e City me një kosto prej 28.75 milionë euro, ndërsa Nicolas Otamendi, të cilin e blenë nga Porto për 12 milionë euro ndërsa e shitën për 44.60 milionë euro.
Valencia nga Castille, lojtarin rezervë të Real Madridit Juan Mata e mori pa kompensim, të cilin Chelsea në vitin 2011 e bleu për 26.70 milionë euro. Nga Getafe në vitin 2010 për 10 milionë euro në Valencia erdh Roberto Soldado, kurse tre vjet më vonë karrierën e vazhdoi në Tottenham dhe për të anglezët i paguan Valencias 30 milionë euro.
Një tjetër futbollist nga i cili Valencia ka fituar shuma të madhe është dhe Shkodran Mustafi, lojtari i përfaqësueses të Gjermanisë me origjinë shqiptare. Valencia në vitin 2014 e solli nga Sampdoria për tetë milionë euro, kurse dy vite më vonë për 33 milionë euro shkoi në Arsenal.
Se me të vërtetë Valencia është çerdhe e talentëve të futbollit tregon dhe Raul Albiol, i cili në vitin 2009 për 15 milionë euro shkoi në Real Madrid dhe Juan Bernat për të cilin Bayern Munich ndau 10 milionë euro.
Klubi spanjoll nga lojtarët junior Albiol, Alcacer, Bernat dhe Silva ka fituar 83.75 milionë euro, kurse nga lojtarët që i kishte marrë pa pagesë Mate dhe Mathieu 46.70 milionë, kurse nga Villa, Alba, Soldado, Otamendi, Mustafi dhe Gomes, për të cilin pagoi një shumë të caktuar, ka fituara 142.54 milionë euro.