Valdes refuzon rinovimin me Barcelonën
Barcelonë, 18 janar - Një lajm i bujshëm vjen nga Barcelona, ku portieri katalanas Victor Valdes ka refuzuar rinovimin e kontratës me blaugranat.
Klubi i ofroi atij një marrëveshje të re në vazhdën e rinovimeve të mëdha në skuadrën nga Camp Nou, por portieri refuzoi të hedhë firmën duke e cilësuar vendimin e tij si të pakthyeshëm.
Palët në fakt ishin mbledhur bashkë me Andoni Zubizarretën për të gjetur një marrëveshje por në mes të takimit, menaxherët e futbollistitit nuk e pëlqyen shumën e ofruar nga ana e klubit duke vendosur të ndërpresin bisedimet e duke bërë të ditur se lojtari do të largohet nga skuadra në verën e vitit 2014-të, kur të përfundojë dhe kontrata e tij me Barçën.
Valdes luan te Barcelona që kur ishte fëmijë dhe refuzimi i tij ka tronditur jo pak ambjentin blaugrana.