Valdes arrin marrëveshje transferimi
Barcelonë, 15 maj - Valdes ka refuzuar kontratën e re nga Barcelona më herët gjatë këtij viti dhe deklaroi se dëshiron të largohet pasi kontrata e tij të skadojë vitin e ardhshëm.
Radio Barcelona tash bën të ditur se Valdes tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me një klub tjetër evropian, emri i cili nuk bëhet i ditur.
Ky hap u ka dhënë fund shpresave të Barcës për ta mbajtur portierin edhe për vitin e fundit të kontratës së tij dhe ai pritet të shitet këtë verë.